PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta dorë qoftë për nga forma e shenjës “+” ose “x”, ashtu edhe për nga ngjyra e stilolapsit. Në rast se vëreni raste të tilla të përsëritura brenda të njëjtës kuti, do t’ju kërkonim që të ndërprisni procesin, të kontestoni fletën e votimit, ta mbani shënim në procesverbal dhe t’ia kaloni KZAZ-së për vendimmarrje, e cila po ashtu duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si numëruesit që kemi të bëjmë me votim më shumë se një herë...
Burimi: Top-Channel.tv