”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Deputeti i PS-së, Ardit Bido kritikoi aksionin e Partisë Demokratike në Kuvend, duke e cilësuar si vijimësia e teatrit të shëmtuar të PD. Për të në Parlament duhet të ketë dialog dhe debat, ndërsa veprimet për të penguar punimet nuk janë politikë. “Kjo forma e tretë me pseudo cubat që të heqin kartonin nga dora, kur janë kamerat, se kur nuk ka kamera jo, nuk është politikë”, deklaroi ai. Duke komentuar interpelancën me ministrin e Brendshëm, deputeti socialist tha se kërkesa ishte bërë nga PD, por sipas tij, vetë deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin e saj. I pyetur për një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, Bido theksoi se përgjegjësia për përgjigjen varet nga fusha që mbulon institucioni përkatës. “Ajo që ne pamë sot, ishte...