Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare, kërkesë Spiropalit: Po shkelet Rregullorja, ndryshoni rendin e ditës
👁11748
Këtë të enjte, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar që në seancën plenare që nis pas pak në Kuvend, të parashikohet edhe një periudhë kohore prej 60 minutash për debat. “Znj. Kryetare e Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me urdhrin tuaj nr. 16, datë 22.05.2025 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 29.05.2025, ora 12:00”, i cili ndër të tjera bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, ku theksohet se: “Në fund të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike...