Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën ankimore të koalicionit “PD-ASHM” për zgjedhjet në qarkun Vlorë. Koalicioni opozitar iu drejtua Kolegjit duke ankimuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, që i mohoi kërkesën për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në këtë qark. Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor PD ka ngritur shqetësimet për pasaktësi dhe shkelje sidomos tek vota e diasporës, si dhe ka pretenduar për manipulim të zgjedhjeve politike. Megjithatë Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzoi kërkesat ankimore të PD si të pabazuara në prova. Ndërkohë dy ditë më parë, Kolegji ka rrëzuar kërkesat ankimore të...