Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD kërkesë KQZ: Duam dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora!
👁11778
Partia Demokratike, përmes një shkrese zyrtare dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka kërkuar kësaj të fundit dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Kërkesa, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, konstaton 8 pika. Pika e parë lidhet me dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo emigrant i regjistruar në platformën PER ka marrë dhe dorëzuar zarfin personalisht, ka firmosur vetë dhe ka paraqitur mjet identifikimi. Së dyti, demokratët kërkojnë inventarin e zarfeve të diasporës, ato që janë të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kshtet e sigurisë. Pika e tretë parashikon vendosjen në dispozicion...