PD-ja hyn në betejën e studentëve, Berisha përkrah protestën kombëtare të studentëve

PD-ja hyn në betejën e studentëve, Berisha përkrah protestën kombëtare të studentëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja do të mbështesë protestën kombëtare të së shtunës, të thirrur nga studentët dhe gjimnazistët kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë, ai u kërkoi strukturave demokrate të angazhohen për mobilizimin e qytetarëve dhe të sigurojnë pjesëmarrje sa më të gjerë nga të gjitha qytetet e vendit. Berisha theksoi se opozita do të jetë aktive në mbështetje të të rinjve dhe pedagogëve, duke kërkuar solidarizimin e shkollave dhe gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e anëtarëve të Forumit Rinor të PD-së dhe pjesëmarrjen e pedagogëve në protestat e fundit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u kërkoi drejtuesve dhe koordinatorëve të partisë të punojnë për rezultate konkrete në organizimin e...