PD: Fëmijët e Gramshit sëmuren, bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e dënuar, vazhdon e fiton ende tendera

PD: Fëmijët e Gramshit sëmuren, bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e dënuar, vazhdon e fiton ende tendera

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryetarit të Bashkisë Gramsh lidhur me skandalin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonela. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi kryetarin Besion Ajazi për fshehje të qëllimshme të të vërtetës dhe përfshirje në një skemë të dyshuar shkeljesh të rënda të ligjit të prokurimeve publike. Sipas saj, ndonëse Ajazi pretendon se nuk njeh kontraktorin e tenderit dhe nuk di vlerën e kontratës, dokumentet zyrtare provojnë të kundërtën: firma fituese është kompania “Nelsa shpk”, e njëjtë me atë të përfshirë në një vendim gjyqësor të formës...
Burimi: Syri.net