“PD e kënaqur me të qenit në opozitë!”, Ben Andoni: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë

“PD e kënaqur me të qenit në opozitë!”, Ben Andoni: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë

Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se PD-ja ka dështuar në strategjinë e saj elektorale, ku kandidatët në listat e mbyllura nuk përfaqësonin identitetin e partisë. Sipas Andonit deklaratat e Berishës janë jashtë realitetit dhe sipas tij për fat të keq të shqiptarëve PD është e kënaqur me të qenit në opozitë. Analisti mendon që Berisha do ta pranojë humbjen, por do të ankohet vazhdimisht për zgjedhjen, megjithatë do të shkojë në Parlament. Andoni vuri në dukje se logjikisht dhe moralisht Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD.
Burimi: Javanews.al