Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“PD e Berishës është parti dhune”, Kokalari: Humbën se janë nivel i ulët! Të kërkohet falje për çdo akt
👁12034
Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar lidhur me tensionet dhe përplasjet që u krijuan mes disa eksponentëve të PD-së dhe mbështetësve të tyre me gazetarë, që ishin duke raportuar atë se çfarë po ndodhte në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë, në një kohë kur më pak se 1 km më tutje po zhvilloheshin punimet e Komunitetit Politik, ku merrnin pjesë liderët europianë. Kokalari, nisur incidenteve që ndodhën në protest, shkruan në rrjetin social se përfundimisht PD-ja e Sali Berishës është parti dhune. “Përfundimisht PD-ja e Berishës është parti dhune. Me morri shumë kohë ta kuptoja dhe besoja, por ishte e...