Burimi:
Opinion.al

PD denoncon: Po shpërndahen produkte me furgon për vota në Mat/ Policia shoqëron drejtuesin e mjetit
👁2764
Kandidati për deputet i PD në qarkun e Dibrës, Basir Çollaku ka kallëzuar në polici se një furgon me disa persona të panjohur, po shpërndante produkte me qëllim favorizimin e subjekteve politike.Pas këtij kallëzimit, uniformat blu bëjnë me dije se kanë ndaluar shoferin e furgonit dhe e kanë shoqëruar në komisariatin e Matit. Mësohet se nga këqyrja dhe kryerja e veprimeve hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.“Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat,...