Burimi:
Sot.com.al

PD çel fushatën zgjedhore në Tiranë, Berisha krah Chris LaCivita në sheshin “Nënë Tereza”
👁6251
Partia Demokratike ka çelur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, një ngjarje që ka filluar në orën 19:00, ku janë mbledhur shumë simpatizantë dhe përkrahës të partisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me këshilltarin e fushatës, Chris LaCivita, janë ngjitur në podium, ku pritet që Berisha të shpalosë pikat kryesore të programit të tij për Shqipërinë e ardhshme. Fjalimet e rastit do të mbahen nga shumë figura të PD-së, ndër ta edhe Berisha, i cili do të bëjë një pasqyrë të synimeve dhe vizionit të tij për të ardhmen...