PD braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: E keni kthyer Kuvendin në tallje…
Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve dhe vendimmarrjes në Kuvend. Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar mazhorancën, duke e akuzuar se po trajton në mënyrë të papërgjegjshme kërkesat e opozitës. “E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që keni refuzuar tre muaj më parë, i sillni këtu copy-paste dhe kërkoni t’i votoni”, është shprehur Tabaku.
Burimi:
javanews.al