Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD ankimon rezultatin në Qarkun Korçë, kërkojnë përsëritjen e votimeve
👁7032
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka depozituar një ankim zyrtar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). PD-ASHM ka kërkuar shpalljen si të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në Qarkun e Korçës dhe përsëritjen e votimeve për Kuvendin e Shqipërisë në këtë qark. Ky është ankimimi i tretë i këtij koalicioni, pas atyre të paraqitura më herët në qarqet Kukës dhe Berat, duke vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor të zhvilluar më 11 maj.