Motori i kërkimit AI Perplexity vlerësohet me 18 miliardë dollarë

Motori i kërkimit AI Perplexity vlerësohet me 18 miliardë dollarë

Perplexity AI është në bisedime për të ngritur një investim që do ta vlerësonte me 18 miliardë dollarë ndërsa startupi i mbështetur nga Nvidia synon të rritet dhe të përballojë kërkesën për mjetet e saja kërkimore.

Në raundin e kaluar të financimit në Nëntor, Perplexity vlerësohej me 9 miliardë dollarë.
Perplexity është një startup AI që ofron informacion duke kërkuar në internet njëlloj si ChatGPT dhe Gemini, dhe është mbështetur nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe grupi SoftBank.

Kompania po diskuton për të ngritur financim me vlerë 500 milionë deri në 1 miliardë dollarë. Rritja e adoptimit të agjentëve AI dhe chatbotëve të cilët marrin komanda nga përdoruesit, ka shtuar entuziazmin për startupe të kësaj fushe.
Startupi AI gradualisht ka përmirësuar funksionalitet e platformës së saj për të konkurruar me Gemini të Google dhe ChatGPT të OpenAI.

Muajin e kaluar prezantoi shfletuesin e ri Comet, ku përmes inteligjencës artificiale mundet jo vetëm të gjejë informacion por gjithashtu të kuptojë pyetje dhe kërkesa komplekse, të ekzekutojë veprimet dhe të marrë vendime.
Perplexity është mes firmave lider që po përpiqet të sfidojë dominuesin e industrisë së kërkimit Google. /PCWorld Albanian
Burimi