Google rrezikon gjobë 35 miliardë dollarë në Europë

Google rrezikon gjobë 35 miliardë dollarë në Europë

Bashkimi Europian po ecën përpara me veprime rregullatorë kundrejt Google dhe Apple. Komisioni Europian ngarkoi Google me dy akuza të reja për dështimin e përmbushjes së detyrimeve rregullatorë nën Aktin e Tregjeve Dixhitale në lidhje me Google Search dhe Play Store, akuza të cilat mund të çojnë në gjoba 35 miliardë dollarëshe.

Autoriteti rregullatorë gjithashtu urdhëroi Apple të ta bëjë iOS më të hapur për pajisjet e palëve të treta si orët inteligjente, kufjet dhe TV. Vendimi vjen përballë kërcënimeve të presidentit Amerikan Donald Trump me tarifa ndaj vendeve të cilat rregullojnë kompanitë teknologjike Amerikane.
Si pjesë e një hetimi filluar në muajin Mars, EC akuzoi Google ditën e Marte se ka shkelur ligjin DMA duke favorizuar shërbimet e saj të shitblerjes, rezervimit të hoteleve, transportit, të shërbimeve financiare apo rezultateve sportive në kërkimin online në kurriz të konkurrentëve.

EC gjithashtu e akuzoi kompaninë se ka parandaluar zhvilluesit e aplikacioneve të Google Play nga informimi i konsumatorëve për kanale alternative për opsione më pak të kushtueshme.
DMA, e cila u miratua në 2022, lejon rregullatorët Europianë të aplikojnë gjoba ndaj kompanive me deri 10 përqind të të ardhurave të tyre vjetore. Komisioni mund të dyfishojë penalitetin në 20 përqind për shkelje të përsëritura. Alphabet vitin e kaluar gjeneroi 350 miliardë dollarë të ardhura.

Sakaq vendimi për Apple nuk përfshin sanksione financiare por sugjeron që kompania duhet të përmbushë kriteret e kërkuara ose të përballet me pasoja të njëjta.
/PCWorld Albanian
Burimi