Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

Apple lançoi një Mac Studio të ri, kompjuterin desktop për profesionistët që kërkojnë performancën më të lartë të mundshme. Kompania po provon diçka të re me Mac Studio ndërsa përdoruesit mund të zgjedhin mes çipeve M4 Max dhe M3 Ultra.

Mac Studio fillon prej 1,999 dollarë dhe porositë mund të bëhen prej ditës së sotme. Kompjuteri do të jetë në dyqane prej datës 12 Mars.
Pavarësisht numrit të versionit, M3 Ultra është procesori më i ri i linjës M-Series. Versioni “Ultra” nënkupton një version më të fuqishëm procesori sesa “Max” i cili në vetvete është më i fuqishëm sesa “Pro.”

Siç sugjeron edhe vetë emri, M3 Ultra është i bazuar në arkitekturën M3. Apple ka bashkuar dy procesorë M3 Max për të krijuar një procesor të vetëm M3 Ultra duke përdorur arkitekturën UtraFusion.

Krahasuar me M2 Ultra, kompania thotë se përdoruesit e M3 Ultra duhet të presin dyfishin e performancës. Apple thotë se është çipi më i fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë.
Në aspektin teknik ka 32 bërthama procesorike ku 24 janë performance dhe 8 efikasiteti. Gjithashtu ka çipin grafik më të madh në një çip Apple me 80 bërthama grafike. Në tërësi 184 miliardë tranzistorë janë vendosur në M3 Ultra.
Nga ana tjetër M4 Max ka 14 bërthama procesorike ku 10 janë performance dhe 4 efikasiteti shoqëruar nga një çip grafik me 32 bërthama. Pavarësisht se ka arkitekturën më të fundit, M3 Ultra performon më lart sesa M4 Max.
Për 1999 dollarë përdoruesit do të kenë një çip M4 Max me 36GB RAM dhe 512GB hapësirë. Ndërkaq varianti M3 Ultra fillon prej 3,999 dollarë me 96GB RAM dhe 1TB hapësirë. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente