Paul Celan, poeti që e ktheu dhimbjen e Holokaustit në gjuhë poetike
Paul Celan, një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë gjermane të pasluftës, lindi më 23 nëntor 1920, në Czernowitz, qytet që në atë kohë i përkiste Rumanisë dhe sot ndodhet në Ukrainë. I lindur me emrin Paul Antschel, në një familje hebreje gjermanishtfolëse, ai u rrit në një mjedis të pasur kulturor e gjuhësor, ku letërsia, poezia dhe tradita hebraike luanin një rol të rëndësishëm. Emri letrar Celan u formua nga një përshtatje e mbiemrit Antschel, duke u bërë identiteti me të cilin do të njihej në historinë e letërsisë, transmeton KultPlus. Që në rini, Celan tregoi interes të madh për letërsinë dhe gjuhët. Ai u arsimua në vendlindje, ndërsa në vitin 1938 u nis drejt Parisit për të studiuar mjekësi, por më vonë...
Burimi:
kultplus.com