Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Patrullimi i përbashkët shqiptaro-italiane, Ilir Proda: Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë
Forcim i bashkëpunimit për sigurinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan një vizitë ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane që operojnë në zonat bregdetare të Durrësit. Patrullimet e përbashkëta, tashmë një traditë partneriteti dhe miqësie, si dhe model bashkëpunimi, kanë si qëllime: rritjen e sigurisë publike në pikat me fluks turistësh;forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në shërbim të qytetarëve;krijimin e një klime të sigurt për pushuesit italianë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion;lehtësimin e komunikimit me vizitorët dhe turistët e huaj. Nisja e patrullimeve u përshëndet nga...