Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pato “vë bast” për suksesin e Allegrit: E njeh ambientin dhe lojtarët, do të bëjë mirë te Milani
👁4342
Alexandre Pato dhe Milani, një dashuri që vazhdon ende sot. Braziliani nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për fanellën kuqezi, të cilën e ka veshur me sukses dhe me më shumë se një peng. Një sërë dëmtimesh të pabesueshme ia kanë kufizuar potencialin e jashtëzakonshëm, me Pato që vetëm pjesërisht ka arritur të tregojë gjithë talentin e tij të madh. Në një intervistë për GOAL, sulmuesi brazilian është rikthyer të flasë për dashurinë e tij të madhe, Milanin, duke komentuar rikthimin në pankinën kuqezi të Allegrit, trajner që e ka drejtuar pikërisht gjatë aventurës së tij me “Djallin”....