Pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura

Pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura

Aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura si pasojë e zjarrit të rënë disa ditë më parë vijon në Bashkinë e Delvinës. Në ditën e dytë të ndërhyrjes, grupi i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP) dhe Drejtorisë së Veterinarisë ka qenë i angazhuar në fshatin Kopaçez, Njësia Administrative Vergo. Autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe raste të tjera të ngjashme jashtë fshatit, veçanërisht në zonat malore ku zjarri është përhapur me intensitet. Të gjitha kafshët e djegura janë grumbulluar dhe janë groposur sipas procedurave përkatëse. Pas groposjes, janë dezinfektuar edhe vendet ku u...