“Pastrimi i parave nuk sjell zhvillim”- Tabaku: Zhvlerësimi i euros godet prodhimin, bujqësinë dhe familjet shqiptare (VIDEO)
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të postuar në rrjetet sociale në “Këndin e Fundjavës” u shpreh se ekonomia prodhuese dhe familjet shqiptare po paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros, ndërsa flukset e pashpjeguara të valutës dhe pastrimi i parave deformojnë tregun. Duke folur në rubrikën e saj në rrjetet sociale, ligjvënësja opozitare renditi industrinë fason dhe manifakturat, bujqësinë dhe familjet si humbësit më të mëdhenj të kësaj situate. “Kur euro zhvlerësohet vazhdimisht, ndërsa eksportuesit fundosen, bujqësia bie dhe produktiviteti nuk shënon ndonjë rritje reale, qeveria nuk mund të përgjigjet me propagandë. Ajo duhet të përgjigjet me të dhëna”, u shpreh Tabaku. Sipas saj, pasojat tashmë janë të dukshme në ekonominë reale.“INSTAT-i ju thotë se bujqësia ka vite që tkurret. Ju thotë...
Burimi:
javanews.al