Pastrim parash me ‘exchange’ në Tiranë! Në hetim pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro

Pastrim parash me ‘exchange’ në Tiranë! Në hetim pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro

paratë e sekuestruara TIRANË-Pronarja 72-vjeçare e një pike këmbimi valutor po hetohet në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, për shkak të moshës. Në pikën e këmbimit valutor të saj,  Policia zbuloi se persona të ndryshëm depozitonin paratë padeklaruara të cilat përdoreshin më tej për t’ua dhënë borxh qytetarëve me përqindje të lartë jashtë sistemit bankar. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 500 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale....
Burimi: Zeri.ai