Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pasi “shkundi” bashkinë e Fierit, Rama mbërrin në Durrës për takimin e radhës me drejtuesit vendorë dhe deputetët
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar ‘turin’ e tij nëpër bashki, duke vizituar sot edhe Bashkinë e Durrësit, pas ndalesave në Vlorë dhe Fier. Ai ka kërkuar lirimin e hapësirave publike dhe masa të menjëhershme për përmirësimin e shërbimeve. Në Fier dhe Vlorë, Rama urdhëroi shkarkimin e drejtorëve për neglizhencë në detyrë. Pritet që veprime të ngjashme të ndërmerren edhe në Durrës. Rama ka deklaruar se vota e 11 prillit është përgjegjësi ndaj qytetarëve.