Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pashkët kthejnë shqiptarët në atdhe, rreth 8 mijë persona hyjnë në vend përmes pikës kufitare të Kakavijës
👁7958
Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë përpunuar gjithsej 10,700 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 7,740 në hyrje dhe 2,960 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 3,656 mjete, prej tyre 2,796 në hyrje dhe 860 në dalje. Krahasuar me ditët normale, ku lëvizjet ditore kapin mesatarisht shifrën 3,000 hyrje-dalje, rritja e fluksit është dukshëm e lartë. Sipas të dhënave zyrtare, fluksi ka nisur të rritet që në fillim të javës, kur lëvizjet kapnin shifrën 5,500, çka përbën një rritje prej rreth 80% krahasuar me ditët e zakonshme. Kjo lëvizje e shtuar në hyrje...