Pas vetëm 3 javësh vjen shkarkimi i parë në Serie A, kampioni i botës me Italinë largohet nga Fiorentina

Pas vetëm 3 javësh vjen shkarkimi i parë në Serie A, kampioni i botës me Italinë largohet nga Fiorentina

7 Shtator 2026 9:25 Telesport Fiorentina ka vendosur të shkarkojë Fabio Grosso nga detyra e trajnerit të klubit “vjollcë”. Klubi njoftoi sot se e ka shkarkuar trajnerin nga detyrat e tij pas vetëm tre ndeshjeve në Serie A. “ACF Fiorentina njofton se Fabio Grosso është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve”, thuhet më deklaratën e klubit italian. Ka qenë një fillim shumë i vështirë i sezonit për Fabio Grosso si trajner i Fiorentina: tre humbje (dy në shtëpi kundër Frosinone dhe Torino), nëntë gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar. Vërshëllimat pas ndeshjes së fundit në stadiumin “Franchi”, një humbje ndaj Torinos, kishin çuar në lajme negative, por jo në një shkarkim kaq të papritur. Kështu ai...