Pas trazirave te Ministria, protestuesit drejt Kryeministrisë: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?
Pas disa orësh protestë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Tubimi ku krahas studentëve morën pjesë edhe militantë dhe deputetë të Partisë Demokratike, u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta me policinë. Gjatë protestës, disa demonstrues hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa Policia e Shtetit u kundërpërgjigj duke përdorur dy autobotë me ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Situata u tensionua edhe më tej me djegien e kazanëve të mbeturinave dhe shkuljen e gurëve të trotuareve në Rrugën e Durrësit. Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet kundër politikës dhe përfaqësuesve të saj. Disa prej protestuesve u drejtuan thirrje edhe Partisë Demokratike, me sloganin: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?”, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com