Pas skandaleve me IA, etiketat ‘shkruar nga njerëzit’ po fitojnë terren
Nismat për të etiketuar librat e shkruar nga njerëzit, dhe jo nga inteligjenca artificiale (IA), po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje, pas një sërë skandalesh ku autorë janë dyshuar se kanë përdorur këtë teknologji pa e deklaruar. Disa sisteme certifikimi nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania u prezantuan këtë javë në Panairin e Librit në Frankfurt, panairi më i madh në botë për industrinë e librit, ku sfidat e IA-së ishin në qendër të diskutimeve. Ndër rastet më të bujshme të kohëve të fundit është ai i shkrimtarit haitiano-kanadez Thelyson Orelien, i cili ka tronditur botën letrare frankofone. Ai është akuzuar se ka përdorur IA-në për të shkruar romanin e tij të parë, “It Was Either That or Die”, por i ka mohuar...
Burimi:
kultplus.com