Pas sherrit me grushte, rinis numërimi në Kashar/ Celibashi: Do të futen edhe vëzhguesit e subjekteve politike

Pas sherrit me grushte, rinis numërimi në Kashar/ Celibashi: Do të futen edhe vëzhguesit e subjekteve politike

Procesi i numërimit të votës preferenciale ka rinisur në KZAZ 30 në Kashar, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, teksa vizitoi këtë qendër numërimi. “Numërimi ka rifilluar dhe do të akomodojmë çështjen e vëzhguesve nga përfaqësuesit e partive politike dhe të subjekteve. Aktualisht janë vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë”, tha Celibashi. Numërimi u ndërpre pasi sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, u godit fizikisht nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës. Sipas burimeve nga vendngjarja, konflikti nisi për shkak të një flete votimi ku ishte votuar për Partinë Socialiste dhe për dy kandidatë të saj, njëri prej të cilëve ishte Ornaldo Rakipi....
Burimi: Top-Channel.tv