Pas Sarandës, kroçera “National Geographic Orion” ankorohet në Durrës, turistët vizitojnë lagunën e Karavastasë dhe Krujën

Pas Sarandës, kroçera “National Geographic Orion” ankorohet në Durrës, turistët vizitojnë lagunën e Karavastasë dhe Krujën

Pas Sarandës, është ankoruar për herë të parë në portin më të madh të vendit, kroçera “National Geographic Orion”, me 108 turistë amerikanë. Kjo anije luksoze, e specializuar për udhëtime eksploruese dhe përvojash unike, sipas Autoritetit Portual Durrës, përfaqëson një linjë të re turistike që i shtohet hartës së destinacioneve që vizitojnë portin më të madh të vendit. Sipas APD-së, ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e Durrësit si destinacion i turizmit elitar dhe kulturor dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në ekonominë vendase. Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allkja, duke e vlerësuar këtë ngjarje thotë se...
Burimi: Top-Channel.tv