Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas kryeministrit Edi Rama, ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri Eric Wendt, ka takuar ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoxha theksoi se në fokus të takimit ishin forcimi i partneritetit strategjik dhe zgjerimi i mundësive në ekonomi dhe investime. REAGIMI I HOXHËS Një kënaqësi e veçantë të mirëpres Ambasadorin Eric Wendt në Shqipëri dhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në takimin tonë të parë. Shtetet e Bashkuara mbeten një nga partnerët strategjikë më të afërt dhe më të çmuar të Shqipërisë. Marrëdhënia jonë mbështetet në vlera të përbashkëta demokratike, në një partneritet të fortë të sigurisë brenda NATO-s dhe në një miqësi të kahershme mes popujve tanë. Gjurmët e Shteteve të...