Pas qëndrimit te Kryeministria, studentët e pedagogët mblidhen te Ministrisë së Arsimit. FNSH kordon para godinës
Pas qëndrimit prej disa orësh te Kryeministria, studentët janë mbledhur te Ministrisë së Arsimit. Në këtë protestë janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët, së bashku me studentët, kanë dalë në revoltë që prej mëngjesit të sotëm. Ndryshe nga sa ndodhi gjatë qëndrimit përpara godinës së qeverisë, ku prania e policisë ishte normale, përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të FNSH të pajisur me skafandra dhe mbrojtëse si edhe një autobot me ujë. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm.
Burimi:
kohajone.com