Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!
Protestat e dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin prej gati dy javësh u shoqëruan me anulim shfaqjesh apo zhvendosje të datave të tyre, duke sjellë thuajse paralizim të jetës kulturore në kryeqytet. Megjithatë ngjan se gjatë kësaj jave disa institucione do të fillojnë shfaqjet e tyre. Në Teatrin Kombëtar më 28, 29, 30, 31 tetor e 1 nëntor do të vijë në sezonin e dytë “Otello” me pesë shfaqje. Vepra e William Shakespeare vjen nën regjinë e Qëndrim Rijanit. Në Teatrin Kombëtar Eksperimental më 29, 30 e 31 nëntor do të shfaqet “1984” nga George Orëell. Shfaqja me dramatizim nga Jeton Neziraj e regji nga Dino Mustafić vjen si bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Teatrit Migjeni. Uinston Smith punon në Ministrinë e së...
Burimi:
javanews.al