Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama publikon pamje nga Thethi teksa zhvillohet një ceremoni martesore
Disa javë pas aksionit të IMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga lëndina para kullës së Ngujimit, ku dhe ishin ngritur më herët disa shtëpiza. Kreu i qeverisë ka publikuar një video teksa aty zhvillohet një ceremoni martesore, ndërsa krahas shkruan: “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”.