Pas përplasjes Muça-Bedinaj, Kadastra kontroll “derë më derë”, nis nga Palasa trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie
foto ilustruese nga ekipi i ASHK TIRANË- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar nisjen e një procedure të re për trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie, duke e nisur pikërisht nga Palasa. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ekipe të posaçme do të qëndrojnë për një javë në terren dhe do të trokasin “derë më derë” në çdo banesë, pavarësisht nëse qytetarët kanë aplikuar më parë apo jo pranë institucionit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të publikojë statusin e të gjitha banesave të trajtuara, duke bërë të qartë se cilat prej tyre janë pajisur me vendim, cilat raste kërkojnë plotësimin e dosjes me dokumente që Kadastra nuk mund t’i sigurojë vetë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës u ka bërë thirrje banorëve të Palasës të bashkëpunojnë me...
Burimi:
zeri.ai