Alarmi i OKB-së/ Bizneset shqiptare në krizë për punonjës, mbi 10 mijë largohen çdo vit drejt emigracionit
Bizneset shqiptare po përballen me mungesë të fuqisë punëtore dhe vështirësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar. Sipas analizës kombëtare të aftësive për vitin 2025, të publikuar nga Kombet e Bashkuara, rreth 95% e ndërmarrjeve që kanë tentuar të punësojnë staf kanë hasur vështirësi në plotësimin e vendeve vakante. Studimi, i bazuar në të dhënat e 2,185 ndërmarrjeve, tregon se 50.5% e bizneseve raportojnë mungesë punonjësish, ndërsa 49.7% shqetësohen për largimin e shpeshtë të stafit. Vetëm brenda 12 muajve, 10,551 punonjës kanë dhënë dorëheqjen për të emigruar jashtë vendit. Problematikë mbetet edhe kualifikimi profesional. Rreth 43.5% e ndërmarrjeve evidentojnë mangësi në aftësitë e punonjësve aktualë, duke prekur mbi 52 mijë persona. Sektorët më të prekur janë tregtia, ndërtimi, industria përpunuese dhe shërbimet. Sociologu Gëzim Tushi...
Burimi:
kohajone.com