Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pas një viti letargjie, shteti po vepron kundër zaptimeve të territorit”, Karamuço: Ndëshkimet do të ashpërsohen
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar ndërhyrjet e fundit të Policisë së Shtetit në rastet e ndërtimit pa leje, duke theksuar se ajo që ndodhi në Theth nuk përbën çrregullim të rendit publik, por një situatë e menaxhueshme dhe e kontrolluar. Sipas tij, kjo është pjesë e një procesi të kujdesshëm dhe selektiv, i cili synon të ndalojë përhapjen e zaptimeve dhe ndërtimeve të paligjshme, sidomos në kulmin e sezonit turistik. Karamuço nënvizoi se institucionet kanë lënë pas një periudhë letargjie, duke toleruar ndërtimet pa leje në zona me rëndësi të lartë natyrore...