Pas ndërhyrjes në mushkëri, Papa Leone XIV përgatitet për një udhëtim maratonë në Amerikën e Jugut

Pas ndërhyrjes në mushkëri, Papa Leone XIV përgatitet për një udhëtim maratonë në Amerikën e Jugut

Papa Leone XIV Papa Leone XIV pritet të nisë këtë të premte një vizitë 12-ditore në Amerikën e Jugut më pak se një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në mushkërinë e djathtë. Pavarësisht operacionit për heqjen e një pjese të mushkërisë Vatikani bën me dije se Ati i Shenjtë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për masa të posaçme mjekësore gjatë udhëtimit. Sipas informacioneve të bëra publike nga Vatikani Papa 71-vjeçar do të vizitojë Uruguain, Argjentinën dhe Perunë në një tur që pritet të jetë ndër më intensivët e ndërmarrë nga një Papë në dekadat e fundit. Më 13 tetor ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, pas diagnostikimit me adenokarcinomë një nga format...