Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e nis ndeshjen

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e nis ndeshjen

Armando Broja është rikthyer sonte në stol për Burnley-n në sfidën e Championship kundër Middlesbrough. Sulmuesi shqiptar u hoq nga lista  në ndeshjen e javës së kaluar. Këtë herë, Broja është përfshirë në listën e lojtarëve dhe e nis takimin nga stoli. Një sinjal pozitiv për shqiptarin, i cili kërkon të fitojë sërish hapësira te Burnley. Së fundmi Burnley vendosi të lejojë largimin e Zian Flemming, i cili u transferua te Ipswich, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme në repartin e sulmit. Klubi anglez nuk arriti të afronte një tjetër sulmues për të mbuluar këtë boshllëk dhe tashmë alternativat kryesore për rolin e “9”-s janë Armando Broja dhe Zeki Amdouni.