Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas muajsh thatësire, reshje dhe erë e fortë në Kukës! Ja si paraqitet gjendja e HEC-it të Fierzës
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, sidomos gjatë korrikut, Kukësi është përfshirë në 24 orët e fundit nga reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me erë. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës njoftoi që pavarësisht reshjeve të dendura, qarkullimi në rrugët nacionale vijon normalisht. Reshjet e shiut janë mirëpritur nga HEC-i i Fierzës, i cili prej javësh po përballet me mungesë të prurjeve nga burimet kryesore që furnizojnë liqenin, ujmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është 274.27 metra, ndërsa prurjet mesatare arrijnë vetëm 20...