Pas mikrokredive…një tjetër ALARM: One Albania kërkon borxhet? Klientët kërcënohen me gjykatë e përmbarim
foto ilustruese TIRANË- 'One Albania' është riktheyr sërish në qendër të vëmendjes, pasi po përballet me denoncime për mënyrën e mbledhjes së detyrimeve të prapambetura ndaj klientëve. Një skemë kjo, që rikthen shqetësimet që shoqëruan skandalin e mikrokredive në Shqipëri, ku borxhet fillestare u rënduan ndjeshëm nga kamatat, komisionet dhe kostot përmbarimore. Por, çfarë po ndodh konkretisht me 'One'? Denoncimi i fundit vjen nga Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS), e cila bën me dije se pranë saj janë paraqitur ankesa nga qytetarë dhe biznese që pretendojnë se kanë marrë njoftime për shlyerjen e detyrimeve të vjetra ndaj kompanisë celulare One Albania. Përmes një reagimi publik, CELS ka publikuar një thirrje drejtuar bizneseve dhe individëve klientë të One Albania, që t'u mos bien pre të saj...
Burimi:
zeri.ai