Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pas më shumë se 24 orësh, vijon djegia e plehrave në fushën e mbetjeve në Elbasan, disa vatra aktive
Zjarri i nisur pasditen e së martës në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe në mbrëmjen e së mërkurës, pavarësisht përpjekjeve nga forcat zjarrfikëse. Mbi 24 orë pas shpërthimit të flakëve, vatrat ende nuk janë neutralizuar, duke dëshmuar përmasat kritike të situatës. Qëndrueshmëria e zjarrit për një kohë kaq të gjatë është tregues i rrezikshmërisë së jashtëzakonshme të këtij fenomeni. Mbetjet e mëdha, materiali shumë i djegshëm dhe nxehtësia që zhvillohet në thellësi të masës së plehrave e kanë bërë ndërhyrjen një sfidë të madhe për forcaty zjarrfikëse. Tymi toksik vijon të ngrihet mbi qytet, duke rrezikuar shëndetin...