Pas kritikave për performancat, Timberlake tregon të vërtetën: vuaj nga sëmundja Lyme

Pas kritikave për performancat, Timberlake tregon të vërtetën: vuaj nga sëmundja Lyme

Justin Timberlake ka bërë publike diagnozën e tij me Lyme disease, një sëmundje e rrezikshme që transmetohet nga pickimi i rriqrave. Në një postim në Instagram, ai rrëfeu se prej kohësh ka vuajtur nga lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe probleme të tjera shëndetësore gjatë turneut të tij dyvjeçar. “Kur mora vesh diagnozën, u trondita. Por më në fund kuptova pse ndihesha kaq keq në skenë,” shkroi këngëtari 44-vjeçar. Ai shtoi se e kishte menduar të ndalonte koncertet, por vendosi të vazhdojë për shkak të dashurisë për muzikën. Timberlake pranoi se ishte hezituar të fliste më herët, por donte të ishte...