Pas fjalimit në OKB, Trump firmos marrëveshjen historike për sigurinë me Groenalndën dhe Danimarkën

Pas fjalimit në OKB, Trump firmos marrëveshjen historike për sigurinë me Groenalndën dhe Danimarkën

Bota E Martë, 22 Shtator 2026 18:52 Pas fjalimit të tij në OKB, Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderët e Groenlandës dhe Danimarkës për të nënshkruar një marrëveshje historike për sigurinë. Trump e përshkroi marrëveshjen si një dakordësi për të cilën është punuar prej kohësh dhe tha se ajo do të çojë në një “marrëdhënie fantastike afatgjatë” mes tre palëve nënshkruese. Megjithëse Groenlanda është një territor autonom, ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila trajton kryesisht çështjet e politikës së jashtme. Ka pak detaje të disponueshme për marrëveshjen, megjithëse gjatë fjalimit të tij Trump kishte deklaruar se SHBA-të do të ndërtojnë “dy baza ushtarake shumë të rëndësishme” në Groenlandë. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se marrëveshja e re adreson shqetësimet e...