Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pas fasadës së kullave fshihet një regjim”, Bylykbashi sulmon qeverisjen e Ramës: Pushtet hibrid dhe farsë zgjedhore
Deputeti i zgjedhur i PD për Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, në një intervistë me moderatorë Armela Ferko, theksoi se ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar për realitetin në Shqipëri. Se pas shkëlqimit me kulla fshihet një qeverisje grabitqare, korruptive dhe e lidhur me krimin. Ai shtoi se edhe në raportin e tij përfundimtar OSBE/ ODIHR do të demaskojë farsën elektorale të 11 majit. “Ajo që po ndodh tani aktualisht është një ndërgjegjësim i faktorit ndërkombëtar. Organizata të ndryshme por dhe të shteteve të cilët kanë një interes e Shqipërisë jo vetëm si demokraci por konsolidim e demokracisë dhe progresin në BE. Jo...