Pas dy ditësh protestash të dhunshme, Bashkia e Vlorës blindon dyert dhe dritaret me hekura

Pas dy ditësh protestash të dhunshme, Bashkia e Vlorës blindon dyert dhe dritaret me hekura

bashkia e vlores VLORË- Godina e Bashkisë së Vlorës është pajisur me barriera metalike në dyert kryesore dhe dritaret e katit të parë, pas dy ditësh protestash të dhunshme në qytet. Masa e sigurisë vjen pas incidenteve gjatë marshimit të protestuesve, të cilët kanë përfshirë në itinerarin e tyre edhe godinën e bashkisë, duke hedhur sende të forta në drejtim të saj. Vendosja e mbrojtëseve metalike synon të kufizojë dëmtimet e mundshme ndaj godinës institucionale, në një kohë kur protestat vijojnë dhe situata në qytet mbetet e tensionuar./ZËRI