Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!
Në rrjet u promovua si një protestë e studentëve për gjendjen e arsimit, por para Ministrisë së Arsimit në protestë nuk ishin vetëm grupi i flamingove, por edhe eksponentë të opozitës. Një ndër ta edhe deputeti i PD-së, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni. Ai është fotografuar në mesin e protestuesve në mbrëmje, ndërsa po vijonin aktet e dhunës në rrugë. Në protestë janë para edhe eksponentë të tjerë të opozitës, nga anëtarë të FRPD-së, te Ilirjana Kuçana, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, por edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Burimi:
javanews.al