Pas dënimit me 81 vite burg, formohet Paneli i Apelit për ish-krerët e UÇK-së (EMRAT)
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë përcaktuar gjyqtarët që do të përbëjnë Panelin e Apelit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit të Presidentes së Dhomave të Specializuara, paneli do të përbëhet nga gjyqtarët Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Në komunikimin zyrtar thuhet se përzgjedhja është bërë duke marrë në konsideratë kriteret e përcaktuara në Rregulloren për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve. Vendimi për përbërjen e Panelit të Apelit vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim. Pas shpalljes së aktgjykimit pati reagime politike dhe publike në Kosovë dhe Shqipëri,...
Burimi:
ntv.al