Pas bankave, gurë edhe drejt kabinave të Ambasadës Amerikane! Kumbon alarmi i…

Pas bankave, gurë edhe drejt kabinave të Ambasadës Amerikane! Kumbon alarmi i…

Protestuesit janë ndalur te një bankë e nivelit të dytë, përballë Ambasadës Amerikane, dhe e kanë shkatërruar atë. Menjëherë pas sulmit, alarmi i bankës ka rënë dhe është dëgjuar në të gjithë zonën. Pas sulmit ndaj këtij institucioni financiar, duket se gurët e protestuesve nuk kanë kursyer as kabinën ku qëndrojnë rojet e Ambasadës Amerikane. Gurët nuk janë drejtuar drejt ambienteve të brendshme të ambasadës, por vetëm drejt kabinës, e cila është pjesërisht prej xhami. Në momentin e sulmit, nuk ka pasur persona brenda saj.