Pas Artan Gaçit, dosja italiane e call centerave vë nën hetim nga SPAK edhe ish-ortakun e tij, Idlir Lopçin

Pas Artan Gaçit, dosja italiane e call centerave vë nën hetim nga SPAK edhe ish-ortakun e tij, Idlir Lopçin

Artan Gaçi TIRANË-Një ditë më parë u raportua se Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është në qendër të një hetimi të ri të SPAK-ut për pastrim të produkteve të veprës penale. Hetimi i SPAK për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” kanë nisur pas zbulimit të provave gjatë një tjetër procedimi penal. Por sipas raportimeve dosja italiane e call center-ave nxjerr në skenë ortakut e tij të vjetër, Idlir Lopçin. Në fokus të hetimeve janë dy kompani, RAKEHA dhe SUPREME, dokumentet e të cilave evidentojnë lidhje biznesi mes personave të përfshirë dhe aktivitet në fushën e marketingut telefonik. Sipas dokumenteve të regjistrimit, Gaçi ka qenë ortak i kompanisë RAKEHA që prej themelimit të saj, më 21 shtator 2006...