Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pas Ardon Jasharit, Tare gati të sjellë edhe një tjetër shqiptar te Milan
6 Gusht 2025 18:36 Telesport Pak minuta më parë, Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Milan. “La Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e Milanit po punojnë për të transferuar një qendërmbrojtës, duke qenë të pasigurt për të ardhmen e Malick Thiaw. 23-vjeçari gjerman është përfolur shumë për një largim nga kuqezinjtë këtë sezon, ai mund të përdoret në një operacion shkëmbimi me Dusan Vlahovic te Juventus. Përveç Juventusit, për Thiaw ka interes edhe nga ekipe të tjera të njohura. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Milanit po ndjekin tre emra për të forcuar qendrën e mbrojtjes: Pietro Comuzzo i Fiorentinës, Giovanni Leoni...